41 vjeçari i famshëm Robin Thicke vendosi ti propozojë për martesë të dashurës së tij April Love Geary, teksa po darkonin me miqtë dhe familjen.
April 24 vjeç e shpërndau lajmin nga Instagrami ku shkruante:
“Po, po, po 1000 herë!”
Robin dhe April do të mirëpresin fëmijën e tyre të dytë në muajin mars të 2019-ës.Ata kanë një vajzë të quajtur Mia e cila erdhi në jetë 9 muaj më parë.
Këngëtari ka dhe një djalë 8 vjeç, Julian Fuego, me ish-bashkëshorten e tij Paula Patton, me cilën ka qenë i lidhur që kur ishte 14 vjeç.
Ata u martuan në 2005-n dhe u ndanë në 2014-n.
Në 2015-n ai nisi lidhjen me April Love./rea/-news.tv/