fbpx

Rohani merr masa si ti rezistojë sanksioneve amerikane

rohani-2.jpg

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka prezantuar para parlamentit atë që e ka quajtur “buxhet për t’i rezistuar sanksioneve” dhe ka sugjeruar se një kredi e mundshme multi-miliardësh nga Rusia do të ishte burimi kyç i të ardhurave.

Draft-buxheti,  që fillon në mars të vitit 2020,  vjen pas presionit në rritje nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe iranianët ende po rimëkëmben nga trazirat vdekjeprurëse të muajit të kaluar, që u shkaktuan pas racionimit të naftës dhe uljes së subvencioneve.

Buxheti i propozuar nga Rohani kap shifrën e 40 miliardë dollarëve apo 20 për qind më i lartë sesa buxheti i këtij viti.

Rohani tha se buxheti që ka propozuar reflekton “varësinë më të vogël të mundshme nga nafta”.

“Vitin e ardhshëm, ngjashëm si këtë vit, buxheti jonë do të jetë buxhet i rezistencës dhe ngadhënjimit ndaj sanksione”, u tha deputetëve Rohani.

“Ky buxhet e njofton botën se pavarësisht sanksioneve ne do ta menaxhojmë vendin, posaçërisht naftën”, tha ai.

Ekonomia e Iranit po përballet me sanksionet e ashpra amerikane, që prej se presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosi sanksionet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303