fbpx

Roli i Kate Middleton në riformimin e monarkisë pas Megxit. A do të jetë mbretëresha e ardhshme

Screenshot_11.jpg

Kate Middleton po luan një rol të madh në riformimin e monarkisë pas Megxit, pretendon një ekspert mbretëror. Burimet kanë zbuluar se si Dukesha e Kembrixhit është rifokusuar në maksimum që kur Princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan planet për t’u larguar nga jeta në Familjen Mbretërore.Kate Middleton, 39, është ‘duke luajtur një dorë të madhe’ në rindërtimin e vazhdueshëm të monarkisë që ka gjetur besim pas Megxit, një ekspert mbretëror ka pretenduar.Historiania dhe autorja Sarah Gristwood tha: “Ajo duket si personi që do të duhet të luajë një rol të madh në rindërtimin e vazhdueshëm të monarkisë.” Burime të tjera pranë pallatit mbretëror janë shprehur se “Dukesha është shumë komode në rolin e saj mbretëror dhe familjar. Ajo është një mama shumë praktike.”Një ndihmëse e pallatit gjithashtu zbuloi se si Dukesha është bërë ‘shumë e përqendruar’ në rolin e saj dhe dëshiron të sjellë ‘ndryshime të vërteta, të qëndrueshme’ me projektin e saj të pasionit në zhvillimin e Viteve të Hershme.Situata familjare mes anëtarëve mbretëror është e tensionuar pas intervistës së Princ Harry-t dhe Meghan Markle, të cilët pretenduan se djalit të tyre Archie nuk iu dha titulli i princit për shkak të racës. Princ Charles, trashëgimtari i Mbretëreshës është ende i inatosur me të birin dhe mendon se Harry nuk e meriton privilegjin e të qenit mbretëror.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303