fbpx

Roli në luftë/ Rama lavdëron Metën, flet edhe për opozitën

I ashpër ka qenë me opozitën Kryeministri Edi Rama.  Ai e ka konsideruar opozitën e bashkuar dhe liderin e saj si një katastrofë për vendin.

Gjatë një interviste për gazetarin Lutfti Dervishi në TVSH, Rama tha se Presidenti e ka kryer detyrën e tij me dinjitet gjatë periudhës së luftës.

“Me Presidentin kemi dakordësi për një arsye shumë të thjeshtë që Presidenti qysh se ka filluar lufta ka bërë detyrën e tij, ka thënë gjërat e duhura për njerëzit, ka ndihmuar me sa ka pasur mundësi dhe faktikisht përtej asaj që është filmi i ndërprerë nga lufta nuk kam absolutisht asgjë për të mos qenë në dakordësi me Presidentin për sa i përket luftës.

Është fatkeqësi kombëtare që edhe në këtë luftë të vazhdojë avazi i vjetës dhe pllaka e gramafonit të mos ndryshojë. Është fatkeqësi kombëtare, është taksirat i këtij populli dhe këtij vendi.

Fatkeqësisht, përsëri edhe një herë tjetër kur gjendet përpara nevojë për t’i folur popullit nga mikrofoni, qoftë ai, qoftë partia e tij janë një katastrofë, një katastrofë”, theksoi ai.