fbpx

Roli në UÇK/ Ali Ahmeti të mërkurën intervistohet nga Prokuroria Speciale

ali-ahmeti.jpg

Politikani veteran shqiptar Ali Ahmeti, fillon të mërkurën intervistimin nga gjykata speciale në lidhje me rolin e tij në UÇK-së.  Prokurorët ndërkombëtarë kanë kërkuar që Ahmeti të jetë në dispozicion dy ditë për të dëshmuar ndërkohë që kabineti i tij ka thënë se kreu i BDI-së do të intervistohet në Prishtinë. Vetë kreu i BDI-së pati konfirmuar më 22 korrik ftesën e gjykatës speciale.

Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti, politikani veteran shqiptar në Maqedoninë e Veriut, do të intervistohet për dy ditë rresht nga prokurorët e gjykatës speciale për Kosovën. Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Ahmeti është ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Kreu i BDI-së pritet të pyetet nga prokurorët specialë lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin e tij në të. Prokurorët ndërkombëtarë kanë kërkuar që Ahmeti të jetë në dispozicion dy ditë për të dëshmuar. Kabineti i zotit Ahmeti ka thënë se kreu i BDI-së do të intervistohet në Prishtinë. Vetë Ahmeti pati konfirmuar më 22 korrik ftesën e gjykatës speciale.

“Sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time. Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.  Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit” tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303