fbpx

Roma futet në zonën “Champions”, fundos Genoan

Roma ka arritur një tore shumë të rëndësishme në transfertë kundër Genoas me rezultatin 1-3.

Ekipi kryeqytetas merr një 3 pikësh me shumë vlera, pasi parakalojnë Atalantën për zonën Champions në pritje të ndeshjes së bergamezëve.

Verdhekuqtë dominuan totalisht sfidën dhe u shpërblyen me 3 gola.

Cengiz Under shënoi që në minutën e 6′ pas një pasimi të Kluivert. Turku nuk fali duke dërguar topin në rrjetë.

Genoa gaboi dhe me Biraschin që shkaktoi autogol duke dërguar topin në rrjetë për 0-2. Kur u mendua se do të mbyllej pjesa e parë 0-2, ishte veterani Pandev që ngushtoi diferencën në minutën e 45′.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar, por në fund një gabim i Perin vulosi sfidën. Portieri rrëshqiti duke i dhuruar topin miqve, Pellegrini pasoi për Dzekon me sulmuesin boshnjak që nuk fali për 1-3.

Roma ndodhet në vendin e katërt me 38 pikë, 3 më shumë se Atalanta, por me një ndeshje më shumë.