fbpx

Roma u dërgon pako me ndihma tifozëve të moshuar

unnamed-10.jpg

Klubi i Romës ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore me ndihma për tifozët më të rrezikuar nga Covid-19. Italia mbetet një prej vendeve më të goditur nga virusi i ri, me më tepër se 86 mijë të infektuar dhe mbi 10 mijë viktima. I gjithë vendi është në karantinë, duke bërë që moshat e treta të mbeten të izoluar dhe pa ndihmë.

Klubi verdhekuq nisi shpërndarjen e pakove “Roma care”, për tifozë mbi 75-vjeçarë. Pakot përmbajnë makarona, biskota, një shishe birrë, maska për fytyrën, doreza, shishe me dezinfektues, si edhe edicionin e ditës së “Gazzeta dello Sport”.

Roma organizoi edhe një surprizë për tifozin e abonuar në moshë më të madhe, 97-vjeçarin, Eliseo Lorenzetti. I lindur në vitin 1923, vetëm katër ditë përpara themelimit të klubit, dhurata për Lorenzetti-n ishte një fanellë e firmosur nga ylli i skuadrës, Edin Dzeko.

Javën e kaluar, ekipi i Romës njoftoi se do të blejë edhe tre ventilatorë dhe tetë shtretër të ndihmës së shpejt për t’ia dhuruar një prej spitaleve të kryeqytetit italian.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303