fbpx

Romagnoli i jep fitoren në fund, Milani ngjitet në vendin e katërt

milanok.jpg

Milani mposhti në minutat shtesë Genoan me rezultatin 2-1, në ndeshjen e prapambetur të javës së parë të Serisë A, që ishte shtyrë për shkak të tragjedisë së Gjenovës, me shembjen e urës Morandi.

Sfida filloi mjaft mirë për kuqezinjtë, që zhbllokuan rezultatin që në minutën e katërt, me anë të Susos, i cili shënoi nga jashtë zone.

Genoa barazoi në minutën e 56, kur pas një gabimi nga ana e Bakayoko, topin e mori sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Kuame, i cili e dërgoi në rrjetë, falë devijimit vendimtar të kapitenit të Milanit, Romagnoli.

Në minutën e parë shtesë, ishte pikërisht kapiteni Romagnoli ai që shënoi një gol me parabël, duke i dhënë fitoren kuqezinjve. Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e katërt, me 18 pikë, po aq sa edhe Lazio e vendit të pestë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *