Italia, park publik në vend të 8 vilave të mafiozëve

italian-villa.jpg

Policia italiane ka shkatërruar 8 vila luksoze që i përkisnin disa eksponentëve të klanit mafioz “Casamonica”. Familja Casamonica zotëron disa territore kryesisht në zonën lindore të qytetit ku dhe kanë ngritur “perandorinë e tyre” me vila super luksoze.

Familja mafioze prej vitesh kryente aktivitetin e saj kriminal në Romë, ndërkohë që në aksionin për shembjen e godinave ka qenë e pranishme edhe kryebashkiakja e kryeqytetit Virginia Raggi. “Nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë përpara deri sa t’ua kthejmë këto territore qytetarëve. Mes të tjerash, shtëpitë ishin ndërtuar në mënyrë abuzive”, tha Virginia Raggi.

Punimet e shembjes së vilave i ka mbikqyrur dhe kryeministri Giuseppe Conte. “Çfarë luksi, çfarë madhështie”- është shprehur ai, duke vizituar ambientet e brendshme të vilave. “Sot shteti është këtu e në këtë vend do të ndërtojmë një park publik.” Ndërsa në njoftimin e policisë italiane thuhet: “Synojmë të përfundojmë shembjen e vilave brenda 30 ditëve. Në 8 vila jetojnë 34-40 banorë e disa prej tyre janë minorenë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe doza kokaine.” Policia italiane konfiskoi një ditë më parë 8 vila luksoze të anëtarëve të klanit në zonën e Romës, të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision.

 

scroll to top