TË FUNDIT

Romeo dhe Donaldi festojnë ditëlindjen, nuk mungon urimi i Borës dhe Jonidës

Dy aktorët simpatikë të humorit, binjakët Romeo dhe Donald Veshaj kanë festuar ditën e tyre të lindjes.

Me rastin e ditëlindjes, vetë Romeo i bëri një urim të bukur Donaldit, duke shkruar krahas fotove së bashku:

https://www.instagram.com/p/CEmYEmLFzgb/?utm_source=ig_embed

“Asnjehere vetem! Gjithmone bashke! Edhe 100 vjec forca ime! ❤️ “

Së bashku me familjen e tyre të bukur ndodhej edhe gjysma e Romeos, Jonida Maliqi. Aktori ndau në InstaStory një foto me partneren e tij, krahas së cilës shkruante:

“Me amoren për ditëlindje”

Donaldi dhe Bora Zemani i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pak kohë më parë, ndaj moderatorja nuk ishte e pranishme në festën e sotme.

Në fakt, ajo i ka uruar djemtë në një koment në postimin e Romeos në Instagram, ku ka shkruar:

“Familja e bukur! Edhe 100 vite çunaaaa”

Me këtë koment, ajo la të kuptohet se megjithëse s’është më me Donaldin, dyshja është ndarë paqësisht.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat