fbpx

Ronaldo ka një mesazh për tifozët e Atletico Madridit

Cristiano Ronaldo ka bërë një thirrje për tifozët e Atletico Madridit.

Ronaldo ka kërkuar nga tifozët e Atletico Madridit që të lënë mënjanë thirrjet kundër tij, në ndeshjen që do të zhvillojë Juventusi kundër Atleticos.

Juventusi dhe Atletico Madridi janë në të njëjtin grup në Ligën e Kampionëve. Me sa duket Ronaldo është penguar më parë nga thirrjet kundër tij në stadium dhe tani ka kërkuar nga tifozët që të mos ketë prapë thirrje të tilla.

“Shpresoj që tifozët të mos thonë gjëra të këqija për mua përsëri. Atletico është një ekip i shkëlqyer siç e dimë të gjithë”-tha Ronaldo.