fbpx

Ronaldo kërkon largimin nga Juventus, Mbappe vendos për fatin e tij

ronaldo-1-467x350.jpg

Cristiano Ronaldo mbetet i vendosur të largohet nga Juventus dhe sa më shpejt të jetë e mundur.Çdo ditë që kalon e ndërlikon realizimin e kësaj dëshire, por portugezi nuk i është nënshtruar idesë së qëndrimit te “Zonja e Vjetër”.E ardhmja e tij varet nga Kylian Mbappé. Sulmuesi e di se nëse Reali mund të marrë francezin, PSG do të tentojë menjëherë që portugezi të plotësojë vendin e Mbappesë.Në Spanjë janë të sigurt se Florentino Pérez do të përpiqet të sjellë në Madrid sulmuesin e PSG-së dhe përpjekjet do të bëhen deri në ditën e fundit të merkatos.Nëse parizienët nuk pranojnë asnjë ofertë ndaj Mbappesë, mediat ne Spanjë raportojnë se Ronaldo do të trokasë përsëri në derën e Realit.CR7 shpreson që ardhja e Ancelottit mund ta ndihmojë atë. Kjo duket e vështirë të realizohet për portugezin, sepse plani i Madridit mbetet i njëjtë, Mbappe duhet të vishet me fanellën e bardhë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303