fbpx

Ronaldo në rolin e një fermeri, e kalon fundjavën me familjen në fshat

640-0-5b7c8147d0383.jpg

Skualifikimi me kombëtaret e riktheu më herët Cristianon Ronaldon në Manchester, aty, ku do të luaj për herë të dytë në karrierë për United.36-vjeçari ka zgjedhur për ta kaluar fundjavën me partneren dhe fëmijët në fshat. Ai është shfaqur gjysmë i zhveshur ndërsa në krahë ka bashkëshorten Gerogina Rodriguez dhe fëmijët.Ndryshe nga Ronaldo, Gerogina u vesh me një xhaketë me mëngë të gjatë. Në fotot e publikuara futbollisti shkruan: Kush thotë se nuk ka diell në Manchester?Ronaldo aktualisht ndodhet në karantinë dhe pritet të zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin e ri të mërkurën. Sa i përket ambicieve të futbollistit, ai ka si synim të fitojë Premier League me United, pse jo dhe Champions League, megjithatë për këtë të fundit, duke parë konkurrencën e madhe dhe afrimet, mund të jetë një objektiv i vështirë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303