Ronaldo refuzoi klubin e madh për Juventusin

Christiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo refuzoi një ofertë nga Manchester United për t’iu bashkuar Juventusit nga Real Madridi. Djajtë e Kuq bënë përpjekje reale për të transferuar superyllin nga ekipi madrilen.

Megjithatë, Jose Mourinho kurrë nuk ishte pro këtij transferimi, duke kërkuar një qendërmbrojtës – i cili nuk erdhi kurrë. Po ashtu vetë Ronaldo nuk ka dashur rikthimin te United. Ai u ka thënë miqve të tij të ngushtë: “Jam mirë këtu”, duke u referuar për Juventusin.

Përkundër disfatës nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve dhe gjasave minimale për kualifikim, Ronaldo ka siguruar shokët e tij se ai nuk pendohet për zgjedhjen që ka bërë./real-news.tv/