Ronela Hajati dedikim tejet prekës për të atin, u përlotëm të gjithë

Këngëtarja Ronela Hajati, na ka përlotur të gjithëve me dedikimin e veçantë për babanë që prej 7 vitesh nuk jeton më.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë një gjest tjetër për babain e ndjerë, me anë të të cilit do e mbajë pranë vetes gjithmonë.

Ronela ka bërë tatuazh në pjesën e krahut emrin e tij: “Marash” dhe ka publikuar në Instastory një foto nga proçesi i punës. Ky tatuazh simbolizon gjithë dashurinë dhe mallin që këngëtarja ndjen për të atin dhe tani I gjithë kujtimi i tij është i gdhendur në lëkurë!