Ronela Hajati, e ftuar në emisionin e njohur ndërkombëtar

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati do të jetë e ftuar në emisionin e njohur ndërkombëtar të quajtur ‘Quem sou eu’?

Bëhet me dije se emisioni transmetohet në Portugali dhe jepet vetëm në kanalin e Youtube.

Ka qenë vetë Ronela dhe prezantuesja e këtij emisioni, Luciana Abreu që kanë bërë me dije se këngëtarja shqiptare do jetë e ftuara e radhës.

“Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Ronela Hajati dhe jam e ftuara e radhës në programin Quem sou eu? të Luciana Abreu. Kështu që na ndiqni”, thotë Ronela./real-news.tv