fbpx

Ronela Hajati zbulon veshjen për festivalin “Kënga Magjike”

Screenshot_13.jpg

Fare pak ditët na ndajnë nga netët “live” të “Këngës Magjike”, pasi në datat 5 dhe 6 dhjetor, konkurrentët do të interpretojnë nga Pallati i Koncerteve këngën, ndërsa në datën 8 dhjetor do të shpallet edhe fituesi. Të gjithë konkurrentët e festivalit kanë nisur me provat, për të paraqitur një performancë sa më dinjitoze përpara publikut.

Këngëtarja Ronela Hajati duket se nuk do të jetë e vetme në skenë, pasi do e shoqërojnë edhe trupa e balerinëve. Ndaj nuk ka humbur asnjë moment, mëngjesin e së shtunës Ronela ka nisur provat për të qënë sinkron me balerinët gjatë këngës “Vuj”. Përmes një fotoje në profilin e saj në “Instagram”, ajo ndan momentet gjatë provave, teksa na zbulon edhe si është veshur.

Ja pra dhe veshjet tona për festival” – shkruan plot humor këngëtarja Ronela Hajati.

Gjithsesi, duke ditur se Ronela Hajati është mbretëresha e shndërrimeve në skenë dhe klipe, jemi shumë kuriozë të mësojmë se çfarë ka ‘gatuar’ këtë herë!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *