fbpx

Ronela jep një mesazhin para Eurovisionit: Mos bëni shumë llafe por kërceni

ronii.png

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati është gati që të trondis skenën e Eurovisionit mbrëmjen e sotme. Këngëtarja që do të performojë e para me këngën “Sekret” ka ndarë disa postime në Instastory ku shprehet se ndihet keq që kjo eksperiencë po përfundon kaq shpejt.

“E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është se kjo eksperiencë po mbaron shumë shpejt”- shkruan Ronela në Instastory.

Ndërkohë, në një tjetër postim, ku shihet se sapo është zgjuar nga gjumi, Ronela nuk ka kursyer ironinë ndaj kritikëve shqiptarë.

“Kjo është për shqiptarët në Shqipëri: Mos boni shumë llafe sot me moralizma por çohuni dhe kërceni”, shkruan Ronela. Por nuk ka harruar që t’ju kërkojë ndjekësve që ta votojnë. “Dhe kjo është për shqiptarët dhe çdo njeri tjetër: Mos harroni të votoni – 01 – sonte.”, shkruan ajo.

Kujtojmë që emri i Ronelës është lakuar disa herë në media kohët e fundit për shkak të performancës së përzgjedhur dhe paraqitjes së saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303