Rouhani: Fuqia e sanksioneve po përfundon

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se presionet e SHBA-ve ndaj vendit të tij kanë arritur kulmin dhe se fuqia e sanksioneve po përfundon.

“Presionet amerikane kundër vendit tonë kanë arritur kulmin, por fuqia e sanksioneve me të vërtetë po përfundon. Sanksionet dhe presionet e kanë humbur fuqinë e tyre efektive dhe do të bëhen edhe më joefektive”, deklaroi Rouhani.

Presidenti iranian tha se ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, i cili një ditë më parë vizitoi Teheranin, i ka shprehur në mënyrë të hapur mendimin se SHBA po gabon.

“Ata që duan të keqen tonë, ne do t’i tërheqim në tryezën e drejtësisë dhe negociatave dhe do t’i vendosim në pozicionin që të jenë të detyruar të pranojnë se kanë gabuar. Bisedat e paarsyeshme që kanë zhvilluar më parë tani i kanë ulur në një nivel më të moderuar dhe padyshim do të hedhin një hap prapa nga rruga e gabuar në të cilën kanë hyrë”, tha presidenti iranian, Rouhani./real-news.tv/