Rouhani: Irani, i gatshëm për bisedime me SHBA nëse…

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, përsëriti gatishmërinë për të biseduar me SHBA-në për çështjen bërthamore dhe fuqitë e tjera botërore, nëse Uashingtoni heq sanksionet ndaj Teheranit.

Ekonomia iraniane është goditur më shumë pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosjes së sanksioneve.

Rouhani ka kërkuar prej kohësh heqjen e sanksioneve amerikane që Irani të kthehet në bisedimet bërthamore, por Uashingtoni e ka përjashtuar mundësinë e një gjëje të tillë nëse Teherani nuk ndalon programin e vet bërthamor.

Irani filloi të heqë dorë nga disa prej premtimeve të tij të bëra në kuadër të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, me shpresën për të siguruar lëshime nga palët e tjera të kësaj marrëveshjeje.