Rouhani: Irani kurrë nuk do të negociojë me SHBA nën presion

Rouhani-1.jpg

Presidenti iranian, Hassan Rohani, ka deklaruar se Irani kurrë nuk do të mbajë bisedime me Shtetet e Bashkuara, nëse është nën presion.

Gjatë një konference për media në Teheran, Rouhani u shpreh se Republika Islamike një ditë do ta detyrojë armikun e saj që të vijë në tavolinën e bisedimeve.

“Irani kurrë nuk do të negociojë nën presion… Ne kurrë nuk do të dorëzohemi para presionit të Amerikës dhe ne kurrë nuk do të negociojmë nga pozicioni i dobësisë”, tha Rouhani.

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksione ekonomike ndaj Iranit, që prej majit të vitit 2018, kur u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore.

“’Presioni maksimal’ i Amerikës ndaj Iranit është i destinuar të dështojë”, tha presidenti iranian, i cili shtoi se roli i Teheranit është thelbësor për sigurinë në rajon.

“Sigurimi i paqes dhe stabiliteti në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Gjirit Persik janë të pamundura pa ndihmën e Iranit”, tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303