fbpx

Rovena Stefa i përvishet Arian Çanit deri në bojkotim të emisionit

Drejtuesi i emisionit, “Zonë e Lirë”, Arjan Çani ka bërë një deklaratë shumë të fortë.

I  ftuar në studio ishte kreu i Kadastrës Artan Lame, ndërsa në një lidhje Skype ishte ish-drejtori i regjistrimeve të pronave në Himarë, Priamo Bollano.

Gjatë debatit në studio, moderatori  Çani tha se i gjithë Ballkani ka qenë helen.

“Ballkani ka qenë i gjithi helen. Ballkani ka qenë i gjithi helen, të tjerat janë përralla”, tha Çani.

Duke se kjo deklaratë e tij ka nxitur disa reagime të forta si rasti i këngëtares Rovena Stefa.

Pas deklaratës Stefa ka reaguar menjehere:

Bojkoti ndaj emisionit të tij televiziv është minimalja për këtë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata që cënojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi është person publik dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga lufta e shovinistëve grekë!

 

 

Real News