31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Rozana Radi dikur pjesë e “Portokalli”

spot_img

Aktorja dhe këngëtarja shqiptare Rozana Radi sapo ka treguar diçka mjaft interesante që ndoshta jo të gjithë e dinë.

Rozana është mjaft aktive në rrjetet sociale si dhe në Instagram.

Nëpërmjet opsionit që ai ofron për të drejtuar pyetje në Story, Rozana ka zgjedhur ti përgjigjet ndjekësve të saj

Njëri prej tyre e pyet:

“E ke menduar ndonjëherë veten prezantuese të Portokallisë?”

Rozana nuk ka nguruar ti përgjigjet kështu:

“Kur përfundova Akademinë e Arteve bëra konkursin për të qenë aktore në ‘Portokalli’ dhe kam qenë pjesë e ‘Portokalli’-së dikur. E kam provuar dikur. Por siç keni dëgjuar dhe nga aktorët e tjerë që janë larguar dhe unë pata fatin e tyre. E kam shijuar kohën pranë miqve të mi aktorë, por fryma që sillte dikush dhe energjinë që jepte, flas për ata që punonin pas kuintave, ma prishi atë dëshirë për të vazhduar”.

Nëse rrugëtimi i saj do të kishte qenë i gjatë në programin e njohur të humorit padyshim që karakteri i saj do të ishtë një nga më të pëlqyerit.

Por Rozana e ka treguar talentin dhe formimin e saj në aktrim në programe të tjera televizive si “Your Face Sounds Familiar” por edhe me projektin e ri “Femzana” në Ora News./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat