Rrahi shoqen e ngushtë se e tradhëtoi me të dashurin, ja ç’tha Margarita në gjyq

noja.jpg

Një ngjarje e pazakontë ndodhi disa ditë më parë ku Margarita Gjoni rrahu dhe kërcënoi shoqen e saj pasi kishte shkuar me të dashurin e saj.

Mësohet se 31-vjeçarja, kur ka marrë vesh se shoqja e saj, të cilën e kishte mbajtur në shtëpi për dy vite me radhë, me rroba dhe ushqim, është tronditur nga veprimi dhe ka reaguar në atë mënyrë duke e goditur.

Margerita është penduar për dhunën e ushtruar ndaj shoqes, ndërkohë që prej tre muajsh ishte në proces divorci me Nojen.

Avokati i Gjonit është shprehur në emër të saj se Margarita është tronditur se “pse me ja ba shoqja e ngushtë atë punë, megjithëse ato kanë qenë në proces divorci”.

Videot në mediat sociale nuk janë publikuar nga Margerita Gjoni, por i ka dërguar një anëtar tjetër i familjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303