Rrahu babanë e kushëririn, arrestohet lushnjari

Arrestohet një 24-vjeçar, i cili ka rrahur të atin në pronën e tij, në serë ndërsa ka goditur me mjete të forta edhe djalin e xhaxhait.

Foto ilustruese

Arrestohet një 24-vjeçar, i cili ka rrahur të atin në pronën e tij, në serë ndërsa ka goditur me mjete të forta edhe djalin e xhaxhait.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Ardit Muço, 24 vjeç, banues në Kamçisht, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Kamçisht, tek prona e babait (serat) për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit F.M, 62 vjeç, si edhe ka dëmtuar plasmanin e serës.

Gjithashtu shtetasi Ardit Muço ka goditur me mjete të forta djalin e xhaxhait të tij, shtetasin M.M, 24 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Lër një koment