fbpx

Rrahu dhe kreu marrëdhënie se*suale me forcë me të dashurën, shpallet në kërkim 26-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kryeqytet, ku një 26-vjeçar akuzohet se rrahu dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën e tij. 26-vjeçari është shpallur në kërkim.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet J. C.

I riu akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Kësaj të fundit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Po ashtu mësohet se 26-vjeçari kishte varësi nga alkooli dhe nuk punonte. Ndërkohë, që konfliktet në çift ishin sepse vajza i kërkonte të punonte dhe ky e dhunonte dhe kryente marrëdhënie pa dëshirën e saj. Aktualisht policia po punon për kapjen dhe shoqërimin e tij.