fbpx

Rrahu gruan e tij me shkop bejsbolli, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

policia-italiane-1.jpg

Policia italiane ka vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar, pasi ka goditur disa herë me rrip pantallonash dhe shkop bejsbolli nga partneri i saj prej vitesh nuk mundi të duronte më dhe denoncoi në polici. 37-vjeçari shqiptar është me precedentë të shumtë penal, pasi prej kohësh ushtronte dhunë ndaj partneres së tij 33-vjeçare, me shtetësi shqiptare dhe ajo. Gruaja dhunohej prej kohësh por asnjëherë nuk e kishte denoncuar parrnerin e saj, por gjërat ndryshuan të shtunën në mbremje ku kanë qenë fqinjët ata që kanë telefonuar policinë pas ulërimave që vinin nga shtëpia e çiftit.
Sulmi ndodhi natën e së shtunës dhe të dielës në një shtëpi në via Andrea Costa, në Bolonja ku 33-vjeçarja përfundoi në spital pas plagëve të marra nga dhuna. Burri në fillim nuk ka dashur të fusë policët në shtëpi, por më pas ka hequr dorë duke rënë në prangat e policisë ndërkohë që gruaja u dërgua në spital për kurim. Sipas asaj që është rikonstruktuar, burri e ka goditur me duar, me rrip dhe shkop bejsbolli, objekte që agjentët i gjetën në shtëpi dhe i konfiskuan. Arsyet që shkaktuan sulmin janë të paqarta: sigurisht, sipas asaj që raportoi 33-vjeçarja, nuk ishte hera e parë që partneri i saj e kishte rrahur.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303