fbpx

Rrahu gruan, vihet në pranga 29-vjeçari nga Berati, detajet

dhune-gra-768x432.jpg

Një 29-vjeçar nga Berati ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Bëhet me dije se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Raportohet se i arrestuari është shtetasi A.K., 29 vjeç, banues në Berat.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.K., 29 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”,  parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”, njofton Policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303