Rrahu ish-gruan dhe vajzën, arrestohet vlonjati

arrestohet-1-780x439.jpg

Një person ka rënë në pranga ditën e sotme nga policia e Vlorës.

Bëhet me dije se një 45-vjeçar ka ushtruar dhunë mbrëmë ndaj ish-gruas së tij dhe vajzës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” Vlorë, ku 45-vjeçari ka goditur edhe një person të rastësishëm që donte të ndihmonte gruan dhe vajzën nga dhuna.

Ndërkohë, mbi autorin rëndojnë 2 veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”./real-news.tv

 

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303