fbpx

Rrëfehet Gigliola Haveriku, flet për raportin e saj me Amos Zaharian pas ndarjes

ipiccy_image-12.jpg

Këngëtarja Gigliola Haveriku dhe aktori i njohur Amos Zaharia i dhanë fund lidhjes së tyre vitin e kaluar. Çifti kishin më shumë se 6 vite lidhje së bashku dhe kanë ndarë gjithmonë me publikun detaje nga marrëdhënia e tyre. Një muaj më parë Gigliola lançoi këngën “A po vjen ti sot”, e cila u komentua si një dedikim për aktorin pas ndarjes.

Këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria live” ku ka pranuar publikisht se kënga e cila flet për një ndarje, është dedikim për Amosin. Gigiola shtoi se ka pjesë nga ndjesitë e veta në atë këngë pasi një pjesë e tekstit është shkruar nga ajo.

“Kënga është bërë në periudhën që ende nuk isha ndarë, domethënë ishte në proces e sipër. Mendova që njerëzit do të ndahen gjithë kohës dhe kjo kënga do të jetë moderne gjithmonë. Mora spunto dhe nga vetja, sepse siç e thashë edhe unë isha në periudhë ndarjeje”, tha Gigliola.

“A po vjen ti sot?”, është fraza e preferuar e këngës për Gigliolën e cila na ka sqaruar edhe pse kjo frazë është e veçantë për të.

“E përdorja shumë atëherë këtë frazë. Normalisht që kënga ka një spunt shumë të vërtetë padyshim. Është konteksti i vërtetë, ti je në një proces ndarjeje, më pas një proces që “nuk dua të ndahem po më mungon”, pastaj mbyllet me një proces që “unë do të të mungoj ty”, është shprehur këngëtarja.

Në lidhje me raportin që ka ruajtur me aktorin pas ndarjes ajo shtoi se kanë komunikim vetëm kur takohen në rrugë, ndërsa tha se përshëndetet dhe takohet edhe me motrën e tij, Elia Zaharian.

“Gjërat nuk janë më njëlloj, por në rastin tim unë i kam ruajtur raportet. Me Elian patjetër që përshëndetemi, unë jam ndarë me të jo me personat që na rrethojnë. Kam shumë dëshirë ta takoj dhe t’i flas. Mbase nuk më mungon ai si individ por më mungojnë ca gjëra që bënim së bashku. Po më pëlqen jeta prej beqareje, mbase shumë shpejt do të ndryshoj mendim.”– tregoi këngëtarja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303