Rrëfehet Xheni Karaj: Ja si e mësuan prindërit që jam lesbike

d2a5c5b42444192345361f37815a1810_L.jpg

Xheni Karaj, Drejtore Ekzekutive e Aleancës LGBTI, ka rrëfyer për herë të parë për publikun faktin se si e zbuluan prindërit për orientimin e saj seksual.

Xheni tha se ata e kishin marrë vesh gjatë një interviste në televizion sepse nuk kishte guxim t’ia thoshte.

‘Prindërit e mi e kanë marrë vesh nga një emision ku unë kisha dalë me fytyrë të mbuluar dhe diskutoja rreth dashurisë mes femrave. Por gjatë emisionit nuk na ndryshuan zërin, kështu e morën vesh, nuk është se ia thash unë hapur. Ka qenë ndër momentet më të vështira të jetës time, sepse unë do përballesha me frikën time më të madhe. Për fat të mirë kam dy prindër të mrekullueshëm’, tha Xheni. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303