fbpx

Rrëfimi tronditës i të miturës: Thanë se do më trafikonin motrat, më përdhunonin

Detaje të tjera shokuese janë mësuar nga ngjarja e rëndë, teksa një 17-vjeçarëe u shfrytëzua seksualisht nga 4 persona në Fushë-Krujë për tetë muaj

Në një rrëfim ekskluziv për “Neës 24” vajza tha se është abuzuar seksualisht, droguar e më pas shfrytëzuar si prostitutë, ndërsa i bëhej presion se do t’i trafikonin edhe motrat nëse nuk iu bindet urdhrit të tutorëve.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin droga të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia.

Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja”,- rrëfen vajza.