Rreh fëmijën dhe e lë me shenja vetëm për një takim dashurie

Një foshnje është rrahur nga nëna e tij adoleshente thuajse për vdekje.

Raportohet se djali 1 muajsh është parë me shenja të nxirë në fytyrë dhe trup dhe arsyeja e dhunës është shokuese.

Nëna adoleshente ka dhunuar të birin vetëm për një takim dashurie.

Foshnja dhe nëna e tij 19-vjeçare jetonin së bashku në një strehë sociale.

Nëna e cila nuk është identifikuar, la fëmijën e saj vetëm dhe shkoi në një takim dashurie.

Ajo nuk erdhi në shtëpi gjithë ditën dhe fqinjët e saj të cilët e dinin se foshnja ishte vetëm në dhomën e tij, filluan të shqetësoheshin dhe vendosën ta kontrollojnë atë.

Kur hynë në dhomë panë Mykytan në krevatin e tij.

“Syri i tij i djathtë ishte i zi. Hunda e tij ishte bllokuar nga gjaku i tharë dhe ai mezi po merrte frymë”, rrëfeu një fqinje.