fbpx

Rreh gruan dhe vajzën 13-vjeçare, e pëson keq shqiptari

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia greke pasi ka rrahur me grushte gruan dhe vajzën e tij adoleshente.

Gjithçka nisi gjatë një krize nervore të shqiptarit, i cili nisi të qëllonte gruan, duke bërë që e bija të ndërhynte për të mbrojtur të ëmën. Pasi edhe u dhunua, në një moment shpërqëndrimi të tij, 13-vjeçarja ka arritur që të thërrasë për ndihmë Policinë.

“Unë do të vr.as ​​ty dhe fëmijët,”- mësohet se ka thënë shqiptari në momentin kur është larguar nga Policia. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim pasi mbi të rëndon akuza e dhunës në familje.

Nga ana tjetër, mbrojtja e 35-vjeçarit ka kërkuar që ai të lihet i lirë pasi do të kishte nevojë që të merrte ilaçet për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Duke marrë parasysh kushtet e shqiptarit, gjykata vendosi që ta lërë të lirë por duke vënë kushtin që të mos i afrohet banesës së tij deri në marrjen e vendimit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303