Rreh të fejuarën në plazh, Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë

pla.jpg

Një 28-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit pasi ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës së tij.

Në pranga ka rënë Sh.M., banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të fejuarës 17 vjeçare, pranë plazhit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Sh.M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të fejuarës së tij, shtetases S.C., 17 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303