fbpx

Rrëmbehet nipi i ish-shefit të policisë?! Dyshimet

maqellare.png

Nipi i ish-shefit të komisariatit të Policisë të Dibrës, prej një jave ka humbur kontaktet me familjen e tij, duke mos ditur asgjë se ku mund të ndodhet 21-vjeçari. Mateo Aga, është nipi i ish-shefit të komisariatit të Dibrës, Robert Aga, dhe dyshimet e para të policisë por edhe të familjes së tij, janë se djali mund të jetë rrëmbyer. I riu është nga fshati Grezhdani në Maqellarë të Dibrës.

Më 29 nëntor, familjarët kanë denoncuar në polici se më 29 nëntor, Aga ka qenë në një lokal pranë rreth-rrotullimit në Maqellarë.

Dëshmitarë kanë treguar se i riu nuk ka pirë asgjë, por ka qëndruar rreth 1 orë vetëm i ulur në një tavolinë, më pas rreth orës 21:30 është nisur me një bashkëfshatarin e tij drejt fshatit Grezhdan ku dhe kishte banesën që jetonte i vetëm.

Ndërkohë të nesërmen familjarët kanë pritur që ai të shkonte në punë pasi kishte një biznes në Maqellarë, por kur ai nuk është paraqitur ata kanë shkuar në banesë. Aty mësohet se kanë gjetur rrobat e Mateos, patentën dhe pasaportën.

Gjyshi nga nëna i Mateo Agës thotë se nipi i tij mund të jetë rrëmbyer, por nuk ka ndonjë dyshim se kush mund ta ketë bërë. Nexhat Agolli iu bën apel organeve të gjejnë nipin dhe ta kthejnë në shtëpi

Një natë para se të zhdukej, 21-vjeçari ka folur në telefonin e një shoku të tij, me një person nga Tirana të cilit i ka thënë se do të takoheshin të nesërmen.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *