fbpx

Rrëshqitja e dheut i merr jetën babait dhe tre fëmijëve të tij

rreshqitja-e-dheut.jpg

Francisco Mujia Lux dhe tre fëmijët e tij, tre, gjashtë dhe dhjetë vjeç, kanë humbur jetën, pasi shtëpia e tyre është përfshirë nga një rrëshqitje masive e dheut.

Trupat e tyre janë nxjerrë pas disa kohë kërkimesh, pasi në atë zonë të Guatemalës që ndodhet në kufi me Meksikën, pothuajse gjithçka ishte shembur.

Në momentin e rrëshqitjes së papritur, nëna dhe një prej fëmijëve ishin jashtë shtëpisë, duke shpëtuar kështu të palënduar.

12 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë lënduar si pasojë e reshjeve të dendura në zonë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303