“Rrezikohet izolimi i vendit”, Ilir Meta bën veprimin e papritur

Presidenti Ilir Meta pritet të thërrasë në takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas letrës që u drejtoi partive opozitare, Meta pritet të zhvillojë edhe një takim me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, në lidhje me situatën e tensionuar në vend.

Mësohet se Presidenti ka ndërmend t’i informojë ata për situatën e rënduar në vend dhe për mosfunksionimin e shtetit ligjor, që sipas tij rrezikon izolimin e vendit.

Ndërkohë që mësohet se Meta ka thirrur edhe shoqatën e Sorosit në Tiranë, një vendim që nuk pritej ky.

Paraditen e sotme, Kreu i Shtetit u drjetoi një letër: liderit të PD-së Lulzim Basha dhe për dijeni, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu të PR-së, Fatmir Mediu, kryetari të PAA-së, Agron Duka, kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, po ashtu dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së dhe Shpëtim Axhamit të Legalitetit në të cilën theksohej se kërkonte një takim urgjent para datës 20 nëntor.