Rrezikoi jetën e policëve, “Bularati” tek Krimet e Rënda

Ngjarja e së dielës në Bularat të Gjirokastrës, ku një 35-vjeçar hapi zjarr ndaj policisë dhe më pas u vra nga forcat RENEA, do të shkojë te Krimet e Rënda sepse është rrezikuar jeta e efektivëve të Policisë së Shtetit.

Prokurorët kanë shkuar në Bularat dhe kanë kërkuar gëzhojat. Deri tani janë sekuestruar 35 gëzhoja.

Sipas policisë, Kaçifa kishte kapelë me shkrim greke përveç veshjes ushtarake.

Mendohet se 35-vjeçari është indoktrinuar nga një grup ekstremist, por nuk dihet se kush është ky grup.

Lër një koment