Rreziku nga cigaret elektronike, vdesin pesë persona

Cigaret elektronike po shihen si një rrezik serioz në jetën e qytetarëve. Në SHBA, 5 persona kanë humbur jetën për shkak të një sëmundje serioze të mushkërive që lidhej me përdorimin e cigareve elektronike.

Alarmi ndërkombëtar në lidhje me rrezikun që sjell kjo cigare ka venë në shqetësim edhe ekspertët, të cilët kërkojnë kontroll mbi certifikimin e cigareve që hyjnë në Shqipëri.

Roland Shuperka: Duhet të kalojnë një kontroll nga organet kompetente dhe për produktet e shishave dhe cigareve elektronike.

Mjekët thonë se cigaret elektronike janë njëlloj të dëmshme sa edhe ato tradicionale.

Mjeke: Cigarja elektronike e cila përmban shumë nikotinë ka rrezikun e lëndëve, që janë të dëmshme për shëndetin për faktin sepse bëjnë ndryshime të qelizës epiteliale të rrugëve ajrore. Gjë e cila është deri në ADN dhe është një nga elementët e kryesorë të nisjes së ndryshimit qelizor për sëmundjen e kancerit pulmonar.