Rrëzimi i avionit në Iran/ Presidenti Rouhani i bën thirrje ushtrisë që të japë shpjegime

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë që ushtria e vendit duhet të shtjellojë më shumë se si gabimisht rrëzoi avionin me pasagjerë javën e kaluar.

Ministri i Jashtëm, Mohammad Javad Zarif, pranoi se iranianët “u gënjyen” për ditë më vonë.

Ai insistoi që ai dhe presidenti gjithashtu nuk kishin informacion.

Rojet Revolucionare të Iranit vranë 176 njerëz kur ata “gabimisht” qëlluan avionin ukrainas mes përshkallëzimit të tensioneve me SHBA.

Disa orë më parë, raketat iraniane kishin synuar dy baza ajrore në Irak që strehonin forcat amerikane.

Duke folur në televizionin shtetëror të Mërkurën, Presidenti Rouhani i bëri thirrje ushtrisë që të ndërmarrë hapat e ardhshëm të hetimit me “më shumë koordinim dhe monitorim”.

“Gjëja e parë është të informojmë njerëzit me ndershmëri. Hidhërimi i njerëzve do të lehtësohet kur ata e dinë që ne ndihemi përgjegjës për atë që ndodhi dhe bisedojmë me ta me ndershmëri,” tha ai.