fbpx

Rrëzimi i avionit/ Presidenti i Ukrainës i kërkon ndihmë Britanisë së Madhe

zelensky.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelensky, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Zelenski i ka kërkuar Britanisë së Madhe që të përfshihet në hetimin për fatkeqësinë e avionit ukrainas në Iran, në të cilin humbën jetën 176 persona.

“Presidenti i Ukrainës i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar që të përfshihet në hetimin. Boris Johnson e mbështeti idenë dhe theksoi se ekspertët më të mirë britanikë duhet të marrin pjesë në zbardhjen e të gjitha rrethanave nga tragjedia”, bëhet e ditur në kumtesën e zyrës së Zelenskit, të transmetuar nga mediet britanike.

Sipas rregullave ndërkombëtare të aviacionit, Irani është përgjegjës për zbatimin e hetimit për rënien e aeroplanit.

Në fatkeqësi humbën jetën edhe tre shtetas britanikë.

Në aeroplanin që u rrëzua në afërsi të aeroportit në Teheran, gjendeshin 176 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, ndërsa kishte fluturuar për Kiev.

Në avion ishin 82 shtetas të Iranit dhe 63 kanadezë, si dhe shtetas të Ukrainës, Suedisë, Afganistanit dhe Gjermanisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303