fbpx

Rrëzimi i avionit ukrainas/ Arrestohen një numër njerëzish në Iran

avioni-ne-Iran-2.jpg

Një numër i madh njerëzish janë arrestuar në Iran në lidhje me rrëzimin e të avionit të pasagjerëve ukrainas me një raketë.

Zëdhënësi i gjykatës së lartë, Gholamhossein Esmaili, tha se hetimet mbi incidentin po vazhdojnë, por nuk dha detaje.

Presidenti i vendit, Hassan Rouhani tha që hetimi do të mbikëqyret edhe nga një “gjykatë speciale”.

Avioni i Ukrainian International Airlines PS752 u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga Teherani të Mërkurën, duke vrarë të gjithë 176 njerëzit në bord.

Shumica e viktimave ishin shtetas iranianë dhe kanadezë.

Për tre ditët e para pas përplasjes, Irani mohoi që forcat e saj të armatosura të kishin rrëzuar Boeing 737-800 dhe sugjeruan se kishte pasur një problem teknik.

Por Rojet Revolucionare thanë që operatori i sistemit të mbrojtjes nga raketat kishte gabuar aeroplanin për një raketë të SHBA dhe qëlloi drejt tij.

Mbrojtja ajrore e Iranit kishte qenë në gatishmëri për shkak se vendi sapo kishte qëlluar me raketa balistike në dy baza amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të lartë iranian Qasem Soleimani në një sulm me avionë amerikanë në Bagdad.

Pranimi i përgjegjësisë provokoi zemërim të gjerë në Iran, dhe protestuesit dolën në rrugë në kryeqytet dhe disa qytete të tjera për të denoncuar gënjeshtrat e qeverisë dhe udhëheqjen klerike përfshirë Liderin Suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303