Rrëzimi i qeverisë, reagon Kryetari i Komunës së Mitrovicës: Turp! Kurti do jetë kryeministër

albin-kurti-1.jpg

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar në lidhje me lajmin e rrëzimit të qeverisë së Kosovës. Ai e ka quajtur të turpshme këtë gjë dhe ka bërë me dije se Vetëvendosja ka për të qenë më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme.

“Atyre të cilët ia kanë marr peshën e fuqisë qeverisë së Kosovës, ju qoftë për nder, për shkak se në gjendjen aktuale në të cilën gjendet Kosova dhe krejt bota, në vend që t’i ndihmojnë qeverisë… ata bënë vërtetë atë që s’ju ka hije, gjë që po shihet edhe në krejt botën, sepse po dënohet ashpër. Ky turp që ka ndodhë, ne t’ju mbetet për nder atyre… Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit kur zgjidhet qeveria e re, dhe qeveria e re do të zgjidhet përsëri me Albin Kurtin…Vetëvendosja ka me qenë shumë më e fuqishme sepse krejt populli është me ta…Asnjëherë nuk shohim më koalicion me LDK-në”, ka thënë Bahtiri.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303