Rrëzohet autobusi me nxënës, 28 viktima

Një autobus me nxënës është rrëzuar në Indi dhe ngjarja është shndërruar në një tragjedi të vërtetë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 28 persona.

Mësohet se autobusi ishte duke ecur me shpejtësi të madhe. Një zyrtar ka thënë se 25 prej viktimave janë nxënës të cilët po ktheheshin nga shkolla.

Rreth 150,000 njerëz vdesin çdo vit në rrugët e Indisë, shpesh për shkak të drejtimit të pakujdesshëm, rrugëve të këqija apo dhe automjete të mbipopulluara me pasagjerë.

 

Lër një koment