22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Rrëzohet dekreti i presidentit Meta ‘Për Noterinë’

spot_img

Mazhoranca ka rrëzuar ditën e sotme dekretin ‘Për Noterinë’ të Presidentit Meta gjatë seancës parlamentare.

Rrëzimi i këtij dekreti është bërë nga 75 vota, por nga ana tjetër Kuvendi ka miratuar dekretin ‘Për Kadastrën’.

Kujtojmë që Meta ktheu të dyja ligjet në Parlament për tu riparë.

Në lidhje me dekretin ‘Për Noterinë’, presidenti tha se neni 61 nuk ishte në përputhje me nenet e tjera të këtij ligji.

Sa i takon kadastrës, Meta theksoi se kishte mangësi të theksuara në kornizën ligjore, ku u aprovua edhe në Kuvend./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat