fbpx

Rrëzohet nga biçikleta në Bulqizë, fëmija dërgohet me urgjencë me helikopter në Tiranë

Screenshot_13-4.png

Një fëmijë 6-vjeç në Bulqizë është rrëzuar duke luajtur me biçikletë pranë banesës. I mituri është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës nga familjarët për ndihmë mjekësore për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar.Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës 6-vjeçari u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.Ndërkohë që një tjetër aksident u regjistrua në Klos, ku një një automjet i tonazhit të rëndë ka aksidentuar lehtë dy persona 24 vjeç dhe 14 vjeç,  të cilat po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Policia në Komisariat për veprime të mëtejshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303