Rrëzohet nga kali, humb jetën 75-vjeçari në Përrenjas

lajm-i-fundit-3-3-80.jpg

PERRENJAS- Një person ka ndërruar jetë në Përrenjas. Raportohet se viktima është 75-vjeçari R.B banues në fshatin Homçan, Pogradec.Sipas policisë viktima ka shkuar pa shenja jete në spitalin e Përrenjasit. Mësohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi është rrëzuar nga kali.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu rreth orës 17:40, në Spitalin e Përrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatiun Homçan, Pogradec, i cili nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali.Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303