Rrëzohet një helikopter, raportohet për 7 persona të vdekur

Shtatë persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në ujërat e Ishujve Bahamas.

Në helikopter ndodheshin shtatë shtetas amerikanë të cilët po udhëtonin drejt Floridas, tha policia e Bahamas, duke shtuar se helikopteri ka humbur nga radari një kohë të shkurtër pas ngritjes nga ishulli Grand Cay.

Zyrtarët dhe popullata lokale kanë lokalizuar vendin ku ka rënë helikopteri, rreth 3 kilometra larg brigjeve të ishullit.

Policia njoftoi se katër femra dhe tre meshkuj kanë pësuar si pasojë e aksidentit.

Shkaqet e tragjedisë ende mbeten të panjohura ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetim lidhur me rastin./real-news.tv/