fbpx

Rrëzoi 3 dekretet e Metës, Petrit Vasili: Parlament ‘rrobaqepësi’

petrit_vasili.jpg

Kuvendi rrëzoi sot tre dekretet e presidentit Meta për kthim ligjesh.  Në lidhje me këtë vendim ka reaguar ashpër ndaj Kuvendit nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, duke e cilësuar atë ‘parlament ‘rrobaqepësi’ që qep ligje me porosi oligarkësh’.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Vasili theksoi se Parlamenti ka vdekur si institucion qe miraton ligje në emër të së mirës publike.

“Ligji i parë përjashton jahtet nga TVSH e karburantit. Pra, kush ka një jaht, do ta paguajë naftën shumë më lirë sesa shqiptarët që e blejnë atë bashkë me taksën. Ligji i dytë u jep oligarkëve të Ramës, në mënyrë të paligjshme, të drejtën e ndërtimit të një porti privat. Ligji i tretë hap rrugën për pastrimin e parave të trafikut të drogës, të krimit të organizuar dhe korrupsionit.”,- shkruan Vasili.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303